Kryeministri Kurti e lë të hapur mundësinë edhe për një mbledhje të qeverisë sot

12:57 | 28 Shkurt 2020

Kurti e lë të hapur mundësinë edhe për një mbledhje të qeverisë sot.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, i ka kërkuar ministrave dhe dy zëvendëskryeministrave që nesër të jenë të pranishëm në mbledhjen gjithë ditore që do të mbahet. Ai e ka lënë të hapur mundësinë që sot të mbahet edhe një mbledhje tjetër e qeverisë, raporton Gazeta Express.

Kurti ka deklaruar se mbledhja e nesërme do të jetë gjithë ditore, për të bërë versionin përfundimtar të planit qeverisës. Ai ka kërkuar nga ministrat që ditën e nesërme ta lënë të lirë.

Në fund, Kurti e la mundësinë për mbajtjen e një mbledhje tjetër të qeverisë gjatë ditës.

“Unë kisha theksuar mbledhjen e nesërme që kemi është mbledhje gjithë ditore, që draft programin qeverisës të përgatitur nga zyra e planifikimit strategjik ta shndërrojmë në version përfundimtar, me një plan të punës dhe të aksionit, me të cilin do ta realizojmë orientimin e ri të qeverisë, të votuar me 3 shkurt në kuvend. Është mirë që të gjithë ministrat, dy zëvendëskryeministrat ta lejnë gjithë ditën e nesërme të lirë, për nesër. Mirupafshim nesër, nëse nuk na bie edhe sot pasdite të shihemi”, ka deklaruar ai.

Komento: