Kualifikohet Valencia dhe Chelsea, dështon Ajax

23:01 | 10 Dhjetor 2019

Ndeshjet e Champions League kanë sjellë rezultate të papritura.

Chelsea ka regjistruar fitore të rëndësishme ndaj Lille (2-1) në xhiron e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve duke e siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

Tammy Abraham e zhbllokoi rezultatin (19′) pas asistimit nga Willian, ndërsa Cesar Azpilicueta (35′) e dyfishoi epërsinë.

Me avantazh të dyfishtë të Bluve, skuadrat shkuan në pushim në ndeshjen që u zhvillua në Stamford Bridge.

Mysafirët arritën ta ngushtonin epërsinë në gjysmën e dytë me golin e Loic Remy, por vendasit arritën që ta mbronin epërsinë deri në mbyllje të takimit.

Në ndeshjen tjetër të Grupit H, Valencia ka fituar në udhëtim te Ajaxi me golin e Rodrigos dhe është kualifikuar tutje nga vendi i parë në grup.

Skuadra holandeze që ishte një prej befasive më të mëdha të edicionit të kaluar, këtë sezon do të luajë në Ligën e Evropës.

Komento: