Kuçi: Kurti e do luksin, pi verëra të shtrenjta e rrobat i ka superluksoze

22:23 | 22 Nëntor 2023
kuci:-kurti-e-do-luksin,-pi-verera-te-shtrenjta-e-rrobat-i-ka-superluksoze

Natyra Kuçi nga PSD e ka kritikuar mënyrën e jetesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ajo në “Debat Plus”, ka thënë se Kurti bën jetë luksoze dhe nuk bashkëndjen me popullin.

“Një kryeministër me qasje bolshevike, ky nuk ka nevojë me vnu unazë as me vozitë Range Rover, ky don me kontrollu gjithçka. Edhe venat i pin të shtrenjta, edhe teshat i vesh superluksoze e shohim se është shumë glamuroz në Paris e Greqi e Kroaci. I pëlqen shumë lluksi. Nuk është në rregull me pas pensionistët 100 euro. Gani Jakupi i merr 7 mijë e 500 euro, e pensionistët 100 euro”, tha ajo.

Ajo tha se qeveritarët bëjnë jetë luksoze dhe gëzojnë privilegje të ndryshme kurse policët i kanë lënë pa sigurim shëndetësor.

“Nuk mundem me u end me Range Rover të Burdushit, e policët në patrulla s’kanë as sigurim shëndetësor. Në familjen time janë tre policë, secili është me keq se tjetri, edhe mbathjet i blejnë vet”, tha ai.

Komento: