Kuçi:Vetëvendosje është shembull që nuk duhet ndjekur

22:58 | 22 Nëntor 2019

Naytra Kuçi, ka thumbuar VV.

Kandidatja për deputete nga PSD, Natyra Kuçi në Blic Intervistë ka thënë se Vetëvendosje është shembull që nuk duhet ndjekur, sa i përket ndërrimit të qëndrimeve dhe se partia e saj nuk do t’i ndjekë hapat e tyre.

‘Kjo mënyrë e politikëbërjes e tregon një fundosje dhe është shembull që nuk duhet të ndjeket për ndërrim të qëndrimeve. PSD është një parti që nuk duhet me i ndjekë hapat i VV’së, sepse për atë kemi dalë’’

‘Ata i ndërruan qëndrimet, qoftë për ndeshjen e Kosovës, për votat e Serbisë, Bashkimin Kombëtar, karshi momentit kur atyre u duhen votat dhe për mua me të vërtetë është shqetësuese’’, ka thënë Kuçi.

‘Albin Kurti përshtatet vetëm se a i duhen votat dhe në cilën fazë është. Kur kishte frikë se do i humbiste votat, nuk e përmendi as Kosovën as ekipin’’

Komento: