Kujdes në trafik: Policia ka gjobitur 1 700 shoferë

10:04 | 16 Dhjetor 2021

Policia dënon mbi 1.700 persona për shkelje të rregullave të trafikut.

Gjatë 24 orët e fundit në Kosovë policia ka dënuar 1,739 persona që nuk kanë respektuar ligjin

Prej tyre 1 408 janë gjoba për personat që nuk kanë respektuar ligjin në trafik ndërsa 331 persona të tjerë janë për personat që nuk kanë respektuar masat anti-Covid.

Në këto 24 orë kanë ndodhur 18 aksidente me të lënduar, si dhe 42 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale, janë arrestuar 14 persona, 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe 1 person është në vuajtje të dënimit.

Komento: