Kujdes!Ky është parashikimi i motit për sot – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kujdes!Ky është parashikimi i motit për sot

07:35 | 30 Qershor 2022

Edhe sot temperatura mjaft të larta, priten edhe rrebeshe shiu e shkarkime rrufesh

Sot në vendin do do të mbajë mot me diell, por edhe me vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.

Siç njofton Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës vranësirat ditën e enjte gjatë pjesës së dytë të ditës, ka mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.

Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV.

Këshillohet të ju shmangemi kontaktit direkt të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike, sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike (hipertension, ostmatikët, diabetikët ) dhe te të moshuarit.

Komento: