Kujt po ia dedikon këto fjalë Beatrixa? “Ti nuk vlerësove gjithë këtë femër”

10:00 | 07 Prill 2022

“Ti nuk vlerësove gjithë këtë femër”, kujt po ia dedikon këto fjalë Beatrixa?

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj, që nga hyrja në reality-show “Big Brother Albania VIP” ka arritur të grumbulloi një numër të madh të ndjekësve.

Gjatë kohës që ishte në shtëpi, Beatrixa u lidh me aktorin, Donald Veshaj, por pas përfundimit të këtij reality-show duket se gjërat jashtë nuk shkuan ashtu siç i kishin menduar dhe marrëdhënia e tyre përfundoi.

Ndërsa, së fundmi këngëtarja kosovare ka publikuar në rrjetin social “TikTok” një video, e që ndjekësit kanë aluduar se ajo i ka dërguar një mesazh të ‘koduar’ ish të dashurit.

“Unë super femër, më rrinë të gjithë meshkujt nga mbrapa. Ti nuk vlerësove gjithë këtë femër, më shiko pak”- thotë Beatrixa në videon e publikuar në “TikTok”.

Komento: