Kur do të pensionohet Messi?- Valverde zbulon gjithçka

14:18 | 07 December 2019

Këto fjalë të Valverdes na bëjnë të kuptojmë se pensionimi i Messit nuk është larg.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se bota e futbollit duhet të mësohet me idenë se Lionel Messi do të dalë në pension në të ardhmen e afërt.

Ylli argjentinas që së fundi ka fituar Topin e Artë, po shkon drejt moshës 33 vjeçare, dhe pensionimi i tij nuk duket larg.

“Është diçka natyrale, duket normale, Leo është 32 vjeçar dhe megjithëse nuk mendoj se ai po mendon të dalë në pension tani, kjo është diçka në ajër”, ka deklaruar Valverde, përcjell lajmi.

“Unë nuk mendoj se duhet të çmendemi për këtë, ne duhet ta shohim natyrshëm këtë”.

“Të gjithë mendojnë për pensionimin kur arrijnë një moshë të caktuar, por thjesht sepse ai po mendon këtë nuk do të thotë se ai do të pensionohet brenda tre ditëve”.

Komento: