Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria ka marrë vendimin për heqjen e taksës 100 për qind për lëndën e parë që vjen nga Serbia.
Kurti këtë vendim për heqje të taksës e ka bërë vetëm për lëndën e parë që importohet nga Serbia, shkruan lajmi.
Me vendimin 7 pikësh për heqjen e taksës, Kurti ka kërkuar nga BE që të vlerësojë vendimin e palës kosovare për ta hequr tarifën prej 100 për qind duke ofruar liberalizim të vizave para datës 7 maj kur mbahet Samiti i Zagrebit.
“Bashkimi Evropian ta vlerësojë lart vendimin e palës kosovare për ta hequr tarifën prej 100%, duke ofruar liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit më 7 maj 2020.”, thotë pika e 3-të e deklarimit të Kurtit.