Kurti: Buxheti për vitin 2022 do jetë mbi 2 miliard euro, do të ketë prioritet arsimin e shëndetësinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kurti: Buxheti për vitin 2022 do jetë mbi 2 miliard euro, do të ketë prioritet arsimin e shëndetësinë

13:43 | 25 Nëntor 2021

Gjatë seancës e cila po mbahet në Kuvend, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se buxheti për vitin 2022 do të jetë 2 miliard e 748 euro.

Kurti theksoi se ky buxhet do të ketë prioritet arsimin dhe shëndetësinë.

“Për herë të parë po e votojmë një buxhet i cili është tërësisht i yni. Një buxhet i cili me siguri, shëndetësinë dhe arsimin i ka prioritet”, tha Kurti gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Më 29 tetor, Qeveria e Kosovës ka miratur Projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2022.

Projektbuxheti i vitit 2022 ka për qëllim konsolidimin e ringjalljes ekonomike, sigurimin e qëndrueshmërisë së financave publike, ri-orientimin e ekonomisë drejt prodhimit dhe eksportit, si dhe përkrahjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

Komento: