Kurti e vlerëson lartë Bashkim Jasharin: Ushtari që të ardhmen e sheh përmes idealit të dëshmorit

18:41 | 30 Nëntor 2021

Gjeneralmajor Bashkim Jashari është emëruar sot komandant i ri i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).

Me këtë rast, kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se Jashari ka plot vlera.

“Ushtrisë që i shërben popullit, i duhet ushtari me zemrën plot dashuri për atdheun, ushtari që të përbashkëtën e vetëmohimin i lartëson në detyrën që i besohet, ushtari që të ardhmen e sheh përmes idealit të dëshmorit. Të gjitha këto vlera i zotëron gjeneralmajori Bashkim Jashari, nipi i Komandantit Legjendar, i Kryekomandantit Adem Jashari. E, nga sot ai është Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Më tutje, kreu i Ekzekutivit ka shtuar se vazhdimësia e Ushtrisë të Kosovës, përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës, është shtylla e fortë mbi gurthemelin e Republikës.

“Komandantit Jashari i dëshiroj punë të mbarë në detyrën e tij të re”, ka shkruar ai.

Kurti po ashtu ka shtuar se ish-komandanti i FSK-së Rrahman Rama do të jetë përfaqësues i Kosovës në RACVIAC. Ai po ashtu e ka falënderuar Ramën për kontributin e tij.

Komento: