Kurti flet për Ligjin e Pagave, sërish premton pagë minimale 250 euro

13:20 | 17 Dhjetor 2021

Kurti flet për Ligjin për Paga.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se mbetet i përkushtuar në fuqizimin e të drejtave të punëtorëve dhe respektimin e Ligjit të Punës, dhe se po punohet në Ligjin e pagave, për të ofruar zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të sistemit të pagave, në sektorin publik.

Në takim me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, Kurti për Ligjin e pagave tha se qëllimi primar është të krijojë transparencë dhe barazi në sektorin publik, “për dallim nga ai paraprak, që është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, që përveç se ishte ligj i dobët, ishte edhe i dëmshëm duke qenë se ishte diskriminues dhe krijonte pabarazi.

“Ne tani po punojmë intensivisht në hartimin e ligjit të ri që do të ofrojë një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të sistemit të pagave në sektorin publik. Duke e trajtuar me thellësinë dhe kujdesin e nevojshëm, e duke mos u nxituar, ne po tregojmë përgjegjësinë tonë në trajtimin e këtij ligji kaq të rëndësishëm që ka munguar për tash e 22 vjet”, deklaroi Kurti, bën të ditur Zyra e Kryeministrit.

Për pagën minimale, Kurti i ka thënë Hykollit se do të ngritët në 250 euro.

“Kjo, e sidomos kërkesat për rritje pagash, duhen ta konsiderojnë që përveç rritjes ekonomike nevojitet edhe rritje e produktivitetit përbrenda rritjes ekonomike që përjeton vendi i ynë”, u shpreh ai.

Komento: