Kurti kërkon nga deputetët ta votojnë buxhetin: S’kemi nevojë ta shtyjmë për datë tjetër

12:28 | 17 Dhjetor 2021

Kurti kërkon votimin e buxhetit.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se s’ka nevojë për shtyrje të votimit për buxhetin 2022 për datën 22 dhjetor. Kjo pasi opozita e kundërshton votimin sot kur ishte paraparë të ndodhte më 22 dhjetor.

Kurti tha se s’ka nevojë të zgjatet për pesë ditë të tjera votimi i buxhetit.

“Meqenëse të gjitha procedurat kanë përfunduar meqenëse është e mundshme me 17 pa e pritur datën 22 dhjetor kemi menduar që të mos zgjatemi edhe pesë ditë të tjera kur mund të mos zgjatemi”, tha ai.

Kurti u bëri thirrje deputetëve që ta mbështesin buxhetin 2022 që të votohet sot.

“Kjo mund të ishte e papërshtatshme nëse do të mungonit, por pasi të gjithë jeni këtu unë ju ftoj ta mbështesni këtë afrim të datës për Projektligjin për Buxhetin 2022”, tha Kurti.

Komento: