Kurti: LVV dhe LDK kanë harmonizuar programi qeverisës në masë 80 për qind

13:08 | 13 Nëntor 2019

Vetëvendosje dhe LDK janë duke i harmonizuar qëndrimet për krijimin e Qeverisë së re.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe pretendenti për udhëheqje të qeverisë, Albin Kurti thotë se më 6 tetor, qytetarët kanë vendosur për ndryshim politik dhe se kanë treguar se kush duhet të udhëheq me shtetin.

Ai tha se në bisedimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për harmonizim të programit qeverisës janë kryer 80 për qind e saj.

E derisa është pyetur për ndarje të ministrive, dhe kur do të takohet me kryetarin e LDK-së, ai tha se do të ndodhë një gjë e tillë, sepse siç shprehet ai populli ka përcaktuar këtë.

“Ne për këto gjëra kemi mundur të flasim para 6 tetorit, në fakt edhe para 6 shtatorit kur kemi dorëzuar listat si subjekte të veçanta, mirëpo ky është verdikti i popullit ai që ka përcaktuar shumë gjëra. Ajo çfarë ne kemi bërë në ndërkohë është një kulturë e re e formimit të Qeverisë para se ta kemi kulturën e re qeverisëse. Kemi diskutuar për temat, për çështjet. Kemi harmonizuar programin e përbashkët qeverisës dhe kjo është kryer mbi masën 80 për qind, dhe unë jam shumë i lumtur për këtë gjë. Ka ngelur edhe pjesa tjetër që është ndarja e përgjegjësive, funksioneve, pozitave, pra ministrive bashkë me kryetarin e LDK-së, ne natyrisht që edhe do të takohemi dhe do të merremi vesh, sepse populli na i ka përcaktuar dhe përkufizuar një gjë të tillë”, tha ai

Komento: