Kurti: Synojmë që në mandatin e ardhshëm me mua si kryeministër, pakicat t’i kemi në kabinetin qeveritar

13:08 | 09 Mars 2025
kurti:-synojme-qe-ne-mandatin-e-ardhshem-me-mua-si-kryeminister,-pakicat-t’i-kemi-ne-kabinetin-qeveritar

Kryeministri Kurti sot gjatë konferencës për media është pyetur nga gazetarët nëse do të bashkëpunojë me ministrin aktual Nenad Rashiq dhe pakicat tjera për formimin e qeverisë.

Ai u përgjigj pozitivisht.

“Ne bashkëpunojmë edhe me pakicat e tjera dhe synojmë që në mandatin tonë të ardhshëm qeveritar me mua si kryeministër, t’i kemi edhe ata në mazhorancën tonë e në kabinetin qeveritar”, tha ai.

Kurti e lavdëroi Rashiqin duke e quajtur “ministër shembull” dhe tha se ai ka punuar shumë për qytetarët serbë të Kosovës.

Komento: