‘Kush vdiq? Fol mo”, mikesha e Bora Zemanit ironizon me eliminimin e Beatrixe, i ndodhi e papritura!

12:35 | 22 Janar 2022

Mbrëmë u eliminua Beatrixa nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Eliminimi i saj ishte i papritur ku kishte reagime të shumta.

Ndërkohë, një reagim e ka bërë edhe shoqja e ngushtë e moderatores, Bora Zemani, Olsa Muhameti njëherësh edhe autorja e programit “Përputhen”.

Përmes një postimi në storien e saj në Instagram, Olsa shkroi: “Kush vdiq? Fol mo”.

Ndërsa një përgjigjja ka marrë nga mikja e Beatrixës, modelja Oriola Marashi.

“Emisioni jot vdiq”, ka shkruar ajo në mbishkrim të postimit.

Ndryshe, Beatrixa ishte në nominim me Einxhel dhe Donaldin që nga e marta deri mbrëmë ku publiku zgjedhi që ajo ta lë shtëpinë.

Komento: