Kuvendi i vazhdon punimet edhe sot

08:39 | 14 Dhjetor 2021

Deputetët mblidhen edhe sot, vazhdon seanca e Kuvendit

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe sot.

Në seancën që pritet të nisë në orën 14:00 në rend do të jenë pikat e mbetura nga seanca e djeshme.

Pozita dhe opozita janë përplasur dje për sindikatat dhe çështjen e energjisë elektrike.

Ndryshe, Kuvendi dje ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare ndërsa mbështetje nga deputetët mori edhe Projektligji për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Komento: