Ky detaj mund të pengojë rikthimin e Ibrahimoviçit në Milan

13:56 | 22 Nëntor 2019

Milan është i gatshëm të ofrojnë një kontratë në vlerë prej 6 milionë eurosh për periudhën 18-mujore, në mënyrë që të nënshkruajnë sulmuesin veteran Zlatan Ibrahimoviç.

Kjo ofertë mund të jetë pengesë për rikthimin i Ibrahimoviç në ‘San Siro, pasi është pak më pak se kërkesa fillestare e Ibrahimoviç prej 9 milionë për periudhën e kontratës 18-mujore.

38-vjeçari është lojtar i lirë pasi përfundimi të kontratës me ekipin e tij nga Amerika La Galaxy me 31 dhjetor të këtij viti.

Tottosport raporton se drejtorët e Milanit Zvonimir Boban dhe Paolo Maldini kanë negociuar me agjentin e lojtarit Mino Raiola më shumë se një herë, pasi ata po përpiqen të sjellin sulmuesin suedez në ‘San Siro’, përcjell ORAinfo.

Sipas raportit të fundit, Milani tani ka finalizuar një ofertë prej 6 milionë për një periudhë 18-mujore për ish sulmuesin e Manchester United, të cilin përfaqësuesi i klubit do ta shtrojë në ditët e ardhshme.

Mbetet të shihet nëse sulmuesi suedez do të pranojë ofertën e ish-klubit të tij. /ORAinfo/

Komento: