Ky do të jetë transferimi i parë i Arteta tek Arsenal

22:40 | 19 Dhjetor 2019

Mikel Arteta pritet të jetë trajneri i ardhshëm i skuadrës së Arsenal.

Thuhet se pritet vetëm zyrtarizimi i spanjollit në stolin e ‘Gunners’, kurse para zyrtarizimit të tij kanë filluar të zbulohen edhe emrat e mundshëm që mund t’i bashkohen atij në janar.

Me të marrë drejtimin e Arsenal, Arteta pritet të përforcojë fazën e mbrojtjes, ku londinezët kanë çaluar shumë.

Daniele Rugani thuhet se do të jetë transferimi i parë tek Arsenal, pas ardhjes së Arteta, transmeton lajmi.

Vazhdimi i Demiral me Juventus bën që të hapën rrugët për largimin e Rugani.

Komento: