
Reperi i njohur kosovar, Don Xhoni i ka bërë një dhuratë vetës.
Ai ka blerë një veturë të re luksoze, të tipit “Mercedes S-class 2022”, të cilën e ka prezantuar për fansat e tij.
Në bazë të dhënave që figurojnë pas një shikimi në Google, një tip i tillë i veturës kushton afro 100 mijë euro.

Në anën tjetër, reperi është shumë aktiv duke sjellë projekte të reja muzikore.

Projekti i fundit i tij është bashkëpunimi me Butrint Imerin. Kënga që një muaj nga lansimi numëron mbi 30 milionë klikime.
