Ky është fituesi i “Big Brother VIP Albania”

09:22 | 19 Shkurt 2022

Fiton Ilir Shaqiri.

Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania” është Ilir Shaqiri.

Pas katër muajve e 18 ditëve i erdhi fundit spektaklit të famshëm në Shqipëri me emra VIP nga showbizzi shqiptarë.

Katër banorë të shtëpisë arritën në finalen e madhe duke u bërë pretendent për të fituar çmimin final prej 100 mijë eurove. Balerini, Ilir Shaqiri, aktori, Donald Veshaj, moderatorja, Einxhel Shkira dhe modelja, Beniada Nishani kanë qenë katër finalistët e “Big Brother VIP”.

Pas shumë ngjarjeve, debateve dhe situatave të papritura në shtëpi, të cilat sollën emocione dhe lot si tek banorët, gjithashtu edhe publiku, sonte mbaroi rrugëtimi i finalistëve.

Komento: