Ky është formacioni më befasues i Bayernit në finalen e Champions kundër PSG-së

20:51 | 23 Gusht 2020

Bayerni befason me formacionin për finalen e Champions kundër PSG-së.

Janë publikuar formacionet zyrtare të finales së UEFA Champions League që do të zhvillohet mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.

Kingsley Coman, befasisht starton në sulm para Ivan Perisic, që në çerekfinale dhe gjysmëfinale ishte titullar duke bërë paraqitje fantastike.

Ky është ndryshimi i vetëm i Bayernit dhe i madh sipas mediave në gjermani, që nuk e prisnin një gjë të tillë.

Bayern Munich kërkon të barazojë Liverpoolin, e kërkon titullin e gjashtë n’histori, për ta lënë prapa Barcelonën, që tani për tani, kanë nga pesë trofe.

Komento: