Ky është formacioni më i mirë në botë momentalisht, aty mungojnë shumë yje të mëdhenj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ky është formacioni më i mirë në botë momentalisht, aty mungojnë shumë yje të mëdhenj

11:39 | 13 Shtator 2019

ESPN zgjedh formacionin më të mirë në botë momentalisht – lë jashtë yje si Alisson, Ramos dhe Kane.

Mediumi i njohur ESPN ka përpiluar formacionin më të mirë në botë, ku mungojnë yje si Alisson, Sergio Ramos dhe Harry Kane.

ESNP ka krijuar një ekip me talent të klasit botëror që rreshtohet në një formacion 4-3-3.

Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak zë vendin mes dy shtyllave përpara Alisson Becker të Liverpoolit dhe Marc-Andre ter Stegen të Barcelonës.

Ylli i Liverpoolit, Virgil van Dijk, i cili u emërua ‘Lojtari i Vitit’ nga UEFA muajin e kaluar është qendërmbrojtës i zgjedhjes së parë, përkrah Kalidou Koulibaly, të shumëvlerësuar të Napolit.

Krahë për krahë dy qendërmbrojtësve është Joshua Kimmich i Bayern Munich në të djathtë dhe Andy Robertson i Liverpoolit në krahun e majtë.

N’Golo Kante i Chelseat fillon mesfushën, krahas Frenkie de Jong të Barcelonës dhe yllit të Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, i cili ishte në formë të lartë për Belgjikën në kualifikueset e tyre për Euro 2020.

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi është në krahun e djathtë të sulmit me tre, me superyllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo duke siguruar mbështetjen nga e majta.

Udhëheqja e vijës së sulmit i është besuar kujt tjetër përveç superyllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Tifozët kanë ndarë mendimet e tyre për ekipin dhe kanë përplasur përzgjedhjen e De Jong dhe Mbappe përpara yllit të Cityt, Bernardo Silva dhe sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Komento: