Ky është moti që na pret për pesë ditët e ardhshme

18:07 | 07 Nëntor 2021

Në vendin tonë vazhdon të ketë një mot të qëndrueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nga 8 nëntori deri më 12 nëntor temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius, raporton Gazeta Express.

Sipas këtij instituti, të mërkurën dhe të enjten vende-vende priten riga shiu të intensitetit të dobët.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Njoftimi i plotë:

(08 – 12 nëntor 2021)

Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të mërkurën dhe të enjten vende-vende priten riga shiu të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike.

Komento: