Ky është pengu më i madh i Sabri Fejzullahut gjatë karrierës

22:34 | 16 Qershor 2021

Sabri Fejzullahu tregon pengun më të madh gjatë karrierës.

Këngëtari kosovar, Sabri Fejzullahu, gjatë karrierës së tij ka arritur të kontribuoj shumë duke sjellë këngë të shumta.

Secila këngë i është vlerësuar nga publiku, për të cilët është shprehur gjithmonë falënderues.

Në një intervistë tek ‘Vizioni i pasdites’, Sabriu ka folur më shumë për karrierën e tij duke treguar edhe çka i ka mbetur peng.

Bëhet fjalë për këngën “Ma ke prish gjumin e natës”, në bashkëpunim me Ledina Çelon.Artisti u shpreh se nuk e harron faktin që ky bashkëpunim nuk u vlerësua nga juria e festivalit.

Ai u shpreh mirënjohës që është vlerësuar dhe pëlqyer shumë nga publiku.

Komento: