Ky është qëllimi i Lewandowskit para se të largohet nga Bayern – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ky është qëllimi i Lewandowskit para se të largohet nga Bayern

18:13 | 11 Shtator 2019

Lewandowski ka një qëllim para se të largohet nga Bayerni.

Robert Lewandowski shpreson të ketë fituar të njëjtin nivel respekti si Arjen Robben dhe Franck Ribery kur të vijë koha e tij për t’u larguar nga Bayern Munich.

Robben dhe Ribery u larguan nga Bayern në fund të sezonit të kaluar, me dyshin që iu dha lamtumirë emocionale pas 10 dhe 12 sezonesh përkatësisht në klub.

Paraqitjet e tyre të fundit në Allianz Arena dëshmuan një rast të përshtatshëm pasi të dy lojtarët shënuan në fitoren 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt që vulosi titullin e Bundesligës.

“Të kesh atë lamtumirë emocionale është padyshim ëndërr e imja”, i tha Leëandoëski Sport1.

“Unë ende nuk po mendoj të largohem, por për të qenë i sinqertë, pothuajse kisha lot në sy kur u thashë lamtumirë atyre”.

“Përvoja nuk ishte vetëm një moment i bukur për Ribery dhe Robben, por edhe për ne si shokë të skuadrës. Të kesh një lamtumirë kaq të bukur është diçka e veçantë”, deklaroi sulmuesi polak.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!