Ky është sulmuesi që po e “çmend” një Evropë

22:59 | 25 Tetor 2019

Ai po kërkohet nga gjithë Evropa.

Erling Haaland është njeriu i momenti te Salzburgu, por edhe në Europë.

Sulmuesi norvegjez pas golit ndaj Liverpul, tripletës ndaj Genk, shënoi edhe ditën e djeshme ndaj Napolit dy gola duke e çuar në 6 nurmin e golave në Champions League në 3 ndeshjet e para.

Haaland është vetëm 19-vjec dhe këtë sezon bëri debutimin e tij në Champions duke lënë gjurmë që në takimet e para.

Deri më tani në 11 ndeshje në këtë sezon ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 5 asiste duke u bërë kështu njeriu I momentit në Europë. Statistika të frikshme për një djalosh të ri që tashmë po ”çmend” Europën.

Real Madrid, Manchester City e Barcelona kanë shfaqur interesim konretë për dhe në fund të sezonit mund të bëjnë një ofertë zyrtare për sulmuesin e Salzburg.

Komento: