Ky futbollist është ideal për Liverpoolin

17:02 | 26 Tetor 2019

Sulmuesi i RB i Leipzig, Timo Werner do të ishte një nënshkrim ideal për Liverpoolin, thotë eksperti i Bundesligës, Raphael Honigstein.

Kombinimi i ritmit dhe fuqisë së 23-vjeçarit e ka ndihmuar atë të renditet në vendin e dytë në listën më të mirë të shënuesve të Bundesligës, pas Robert Lewandowski të Bayern Munich,përcjell ORAinfo.

“Unë mendoj se ai do të ishte shtesa ideale për Liverpoolin . Ai është shumë i ngjashëm në aspektin e lëvizjes së tij, përsa i përket pozicionimit të tij. Ai do të përshtatej atje lehtësisht dhe unë mendoj se kjo është arsyeja pse njerëzit në Gjermani u befasuan me formën e tij”, ka thënë Raphel./ORAinfo/

Komento: