Ky futbollist zgjedhet më i miri i Serie A

19:47 | 04 Nëntor 2019

Sulmuesi i Lazios zgjedhet më i miri i Serie A.

Ciro Immobile është emëruar MVP i Serie A për tetor pas një muaji historik për sulmuesin e Lazios.

Immobile shënoi tetë gola në Serie A për Lazio muajin e kaluar, duke përfshirë kundër Bolonjës, Atalanta dhe Torino.

Goli i tij kundër Milanit dje ishte goli i tij i 100-të për ‘Biancocelesti’ në të gjitha garat – i arritur në vetëm tre vjet.

Anësori i Fiorentina Franck Ribery fitoi çmimin muajin e kaluar, përpara suspendimit të tij për tre ndeshje.

Komento: