Ky këshilltar është shpenzuesi më i madh në kabinetin e Haradinajt

13:28 | 21 Nëntor 2019

Qeveria Haradinaj po del të ketë qenë shumë dorëlirë kur kanë qenë në pyetje udhëtimet dhe darkat.

Avni Arifi është nga njerëzit e afërt të kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinajt, që më së shumti ka bërë shpenzime, ani se ai ka ndërruar vendin e punës që nga viti i shkuar, meqë është bërë ambasador.

Në dokumentin që e ka siguruar “Koha Ditore”, më shumë se 50 mijë euro është shuma e harxhuar nga ish-shefi i kabinetit të Haradinajt.

Mbi 11 mijë euro i ka arkëtuar si mëditje, ndërsa më shumë se 18 mijë euro i ka shpenzuar nga kredit-kartela.

Vetëm aviobiletat e tij i kanë kushtuar buxhetit të shtetit më shumë se 16 mijë euro.

Komento: