Ky lojtar i Kosovës sot do të vëzhgohet nga gjigantët evropian në “Fadil Vokrri”

19:03 | 14 Tetor 2019

Gjigantët e Evropës në ‘Fadil Vokrri’, vëzhgojnë Vedat Muriqin.

Skautë të shumtë të skuadrave evropiane do të jenë në ‘Fadil Vokrri’, për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po pëlqehet shumë nga disa skuadra të njohura evropiane, e në mesin e tyre edhe Lazio, Tottenham Hotspour dhe Ateltico Madrid.

I gjithë ky interesim vjen falë paraqitjeve të mira të Muriqit te gjiganti turk, Fenerbahce.

Mediet turke raportojnë se skautë të këtyre tri skuadrave evropiane, do ta ndjekin nga afër paraqitjen e Vedat Muriqit kundër Malit të Zi, përcjell lajmi net.

Në anën tjetër, futbollisti në deklarimet e fundit ka bërë të ditur se synon të qëndrojë gjatë te Fenerbahce, për t’u bërë një legjendë e këtij klubi.

Komento: