Ky model i flokëve po i shkon shumë Edonës

18:12 | 18 Shkurt 2022

Edona Llalloshi, ka kohë të gjatë se është pjesë e botës së muzikës.

Qysh në fillimet e saj, ajo është karakterizuar e pëlqyer për stilin dhe zërin e saj shumë të veçantë, shkruan ORAinfo.

Edhe në ditët e sotme, ajo vazhdon të jetë shumë aktive në profesionin e saj, ku po tregon shumë suksese. Pothuajse në çdo aheng familjarë ajo është e ftuar duke treguar kështu se ajo është ende e pëlqyer nga audienca.

Edona, asnjëherë nuk ka dalë nga vetja dhe gjithmonë i ka qëndruar stilit të saj të thjeshtë, por shumë të bukur.

Këtë e ka dëshmuar edhe me foton e fundit, ku shihet me një model të flokëve që po i shkon shumë asaj./ORAinfo/

Komento: