Ky mot na pret në dy ditët në vazhdim

19:42 | 18 Nëntor 2021

Në vendin tonë po mbanë një mot stabil.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë për dy ditë në Kosovë.

IHMK njofton se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Nëpër ultësira parashihet të formohet mjegull e dobët, kryesisht në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s

Komento: