Ky pritet të jetë formacioni i Çekisë kundër Kosovës

16:31 | 14 Nëntor 2019

Formacioni i mundshëm i Çekisë kundër Kosovës.

Kombëtarja e Çekisë do t’i qaset Kosovës me formacion 4-2-3-1, në përballjen e së enjtjes mbrëma.

Gazeta ‘sport cz’, ka parashikuar formacionin e Çekisë për ndeshjen e rëndësishme përballë Kosovës.

Sulmuesi i Leipzig, Patrick Schick do të mungojë në këtë ndeshje, dhe ai do të zëvendësohet nga Krmencik, sulmuesi i Viktoria Plzen.

Pas tij do të rreshtohen Jankto, Darida dhe Masopust, përcjell lajmi net.

Në mesfushë do të luajnë Soucek dhe Kral, ndërsa në mbrojtje Coufal, Celustka, Brabec dhe Boril. Në portë do të jetë Vaclik.

Komento: