Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës pas Vedat Muriqin

15:59 | 12 Nëntor 2019

Vedat Muriqi nuk do të mund ta ndihmojë Kosovën në dy ndeshjet e fundit kualifikuese ‘Euro 2020’.

Kombëtarja e Kosovës po përballet me disa lëndimet para dy ndeshjeve të fundit kualifikuese për Euro 2020.

‘Dardanët’ sot kanë marrë lajmin se Vedat Muriqi nuk do të mund të paraqitet ndaj Çekisë dhe Anglisë, gjë e cila do të jetë një humbje e madhe para këtyre dy sfidave shumë të rëndësishme.

Pas konfirmimit të mungesës së Vedat Muriqit, në dyshime mbeten Herolind Shala dhe Lart Paqarada, që nuk janë stërvitur me ekipin ditën e hënë.

Me gjithë këto mungesa, trajneri Bernard Challandes i duhet të mendojë disa rrotacione në formacion, për këto dy ndeshje.

Gjëja e parë që do t’i shkojë trajnerit në mendje, do të jetë zhvendosja e Milot Rashicës në fazën në qendrën e sulmit, ndërsa krahu i tij t’i besohet Elbasan Rashanit apo Florent Muslijas.

Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Çekinë:

Komento: