Sulmuesi brazilian Oscar, i cili u largua nga Chelsea për në Kinë në afatin kalimtar të janarit të vitit 2017, ka konfirmuar se janë zhvilluar diskutime mes Barcelonës dhe përfaqësuesve të tij për një rikthim në Evropë.
30-vjeçari, i cili ka 48 paraqitje ndërkombëtare, ishte ndër ata që fituan një kontratë fitimprurëse në Azi gjatë një periudhe lulëzimi për CSL,përcjell ORAinfo.
Ai ka qëndruar në Portin e Shangait ndërsa yjet e tjerë janë larguar, por edhe ai mund të kthehet në një ligë të madhe evropiane në të ardhmen e afërt./ORAinfo/