La prapa krahëve lëndimin e fundit, Rashica flet për herë të parë pas rikthimit

12:56 | 18 Shtator 2019

Ishte i lënduar, por tani Milot Rashica është rikthyer.

Milot Rashica mbeti jashtë fushës së blertë për më shumë se tri javë, duke i humbur tri ndeshje të Bundesligës.

Rashica nuk luajti as për Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjet e shtatorit, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.

Megjithatë, 23 vjeçari ka ushtruar këtë javë me grupin dhe është i gatshëm të rikthehet për ndeshjen e së shtunës ndaj Leipzigut.

“I lumtur që po kthehem në fushën e blertë, për ta bërë atë që më pëlqen ta bëj”, ka shkruar Rashica në rrjetet sociale.

Komento: