Labi feston ditëlindjën, poston fotografi nga shtëpia ‘përrallore’

19:05 | 18 Dhjetor 2018

Labinot Tahiri është kengëtari nga Ferizaj që mori vëmendjën e publikut që në paraqitjen e parë.

Pas disa vitesh si këngëtar i përkushtuar vetëm në muzikë, ai filloi edhe profesion të dytë e që është përfshirja në punë vullnetare duke ndihmuar shumë njerëz me vështirësi ekonomike, shkruan ORAinfo.

Më vonë ai u inkuadrua edhe në politikë dhe tani gëzon titullin, deputet në Parlamentin e Kosovës.

Labi sot ka pasur ditëlindjenm dhe këtë ditë e ka festuar së bashku me gruan e fëmijët e tij.

Ai ka postuar një fotografi në Instagram gjatë festës së sotme, e që bie në sy shtëpia e tij ‘përrallore’ dhe shumë luksoze./ORAinfo/

Komento: