Labi i pakënaqur me masat e reja të Qeverisë: A vetëm natën prek virusi a?

12:23 | 07 Korrik 2020

Qeveria Kosovës ka marrë masa të reja pas rritjes së madhe të rasteve me koronavirus.
Labinot Tahiri ka reaguar pas vendosjes së masave të reja të Qeverisë.

Prej ditës së djeshme (6 korrik) në katër komuna të Kosovës është venodsur kufizimi i lëvizjes prej orës 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit, shkruan lajmi.net.

Ky vendim nuk po pritet mirë nga një pjesë e qytetarëve, mes tyre edhe Labinot Tahiri u shpreh i pakënaqur.

Përmes një postimi, ai pyet Qeverinë se a i prek virusi qytetarët vetëm natën, ndërsa thotë se Qeverinë Kurti e rrëzuan pa asnjë gabim.

Krejt në fund, këngëtari njoftoi se ka marrë përsipër sigurmimin e parave për shërimin e Eldion Shoshit, i cili vuan nga leukemia.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

Qysh bre Qeveri e Kosovës prej ores 21:00 deri 05:00 mos me dal, e prej 05:00 deri ora 21:00 me dal!

Po Virusi diten a nuk po preka askend a?
A vetëm natën po preka a?!

Tash kalxoni a jeni shtatzanë apo nuk jeni , se nuk di që dikush ka ni duke thënë se pak jam shtatzane , jo shumë?

Këtë temë ishim te bisedua me kolegun tim DRITËRO SHAQIRIN ku e tham ja janë shtatzanë ja nuk janë…..!

Ja mshelne krejt, ja mos bani hajgare me popullatë more se i lujtet njerezit!
Sa njeri ka biznese e nuk jeni në gjendje me ju dale Zot, se Virusi nuk njeh kohë mesnatë apo ditë o hipokritë!!!!

E rrezuat një QEVERI KURTI MJEDIS PANDEMISË PËR JU SKISHTE VIRUS APO , NDERSA PËR POPULLATË PO!!

Pa asnje gabim e rrezuat…!

Tmerr!

Labi FERIZAJ KOSOVË E SHQIPËRISË.

Vazhdojmë njerez te mirë e ju DIASPORË TA NDIHMOJMË ENGJULLIN PREJ LEUKEMISË!”.

Komento: