Labinot Gashi është moderatori shqiptar që u bë shumë i njohur dhe i për publikun që në daljen e parë
Ai dhe gruaja e tij Qëndresa u martuan pak kohë më parë me një dasmë të madhe e cila bëri shumë bujë në media dhe kjo me shumë të drejtë, sepse ishte një dasmë më të vërtetë e veçantë, shkruan ORAinfo.
Pak muaj pas martesës Qëndresa mbeti shtatzënë dhe sot ajo ka lindur vajzën e tyre të parë.
E pas kësaj Labi ka publikuar një foto me vajzën, ku ka shkruar edhe disa fjalë shumë emocionuese.
“Çfarë emocionesh e gëzime t’papërshkrume kemi sot, Qendresa dhe unë. Erdhi ajo që na e dha titullin Prindër, nga sot në mesditë. Takimin e parë e kisha menduar shumë, ama asnjëherë nuk m’shkoj mendja që mund të jetë kaq i fortë e emocional… Për pak kohë të mbajta në krahë dhe morra dashurinë më të madhe të ksaj bote. Engjull, mirë se erdhe në tokë. Sa me fat jemi që u takuam. Unë mezi spo pres me e kalu jetën bashk. Faleminderit Zot”- ka shkruar Labi./ORAinfo/