Lacazette refuzon ekipin me të pasur në Premierligë!

15:23 | 18 Janar 2022

Sulmuesi francez dëshiron të largohet nga Arsenali, por e preferon një klub më të madh evropian.

Alexandre Lacazette e ka refuzuar ofertën e Newcastle United.

Për këtë siguron portali italian “Tuttomercatoweb”.

Në fakt, sulmuesi francez është i interesuar për t’u larguar nga Arsenali.

Kjo pasi atij do t’i skadojë kontrata në fund të këtij sezoni dhe gjatë verës do të jetë lojtar i lirë.

Mirëpo, sulmuesi francez është në kërkim të transferimit në një klub më të madh evropian.

Ai madje thuhet se e ka refuzuar një ofertë të majme nga Newcastle, i cili e do atë qysh në janar.

Arsenali duhet ta shesë këtë muaj përfaqësuesin francez pasi gjatë verës mund ta humbasë pa para.

Komento: