
Ish-trajneri i Juventusit, Max Allegri u vërejt i pranishëm në San Siro, duke biseduar qëllimisht me anëtarët e stafit të Napolit pas barazimit 1-1 me Milanin.
Prania e trajnerit në Stadio Giuseppe Meazza për ndeshjen e mbrëmshme në Serie A nuk kaloi pa u vënë re,përcjell ORAinfo.

Video qarkullonte edhe pas lojës së Allegrit duke dëgjuar me vëmendje zyrtarin e Napolit ,Guido Baldari.
Kjo ngjalli spekulime se Allegri mund të rreshtohej si një zëvendësim i mundshëm nëse Carlo Ancelotti shkarkohet apo jep dorëheqjen.
Napoli është në krizë, me një seri rezultatesh të dobëta ./ORAinfo/