Lajm “bombë”, Gattuso trajner te skuadra e madhe

19:59 | 22 Tetor 2019

Gattuso mund të bëhet me skuadër të re.

Walter Mazzarri është gjithmonë e më larg Torinos. Të paktën “Tuttosport” raporton se pozitat e trajnerit të njohur janë lëkundur ndjeshëm.

E shkak për këtë është bërë Genaro Gattuso, i cili mund të zërë pankinën e bardhezinjve.

Ish-mesfushori i Milanit ishte përfolur edhe më parë për të marrë drejtimin e Torinos, ndërsa tashmë emri i tij ka dalë sërish në horizont. Zhvillime të reja priten në vazhdim ku pritet me interes të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Genaro Gattusos.

Komento: