Lajm “bombë” i mbrëmjes! Juventus po e shet Ronaldon

21:35 | 15 Nëntor 2019

Juventus po mendojnë të shesin yllin portugez Cristiano Ronaldo verën e ardhshme në mënyrë që të ulin faturën e pagave të tyre dhe të sigurojnë fonde për investimet e ardhshme.

Raporti detajon se si kryetari i klubit Andrea Agnelli, urdhëroi drejtorin sportiv Fabio Paratici që të shikojë në llogaritë e klubit dhe të vendosë se si mund të investojnë më tej në talentet e ardhshme, përcjell ORAinfo.

Prandaj, shitja e fituesit pesë-vjeçar të Ballonit, verën e ardhshme, duket e qartë për Bianconeri.

Duke marrë parasysh pagat e tij të larta dhe shumën që klubi pagoi për të, një shitje verën e ardhshme do t’i lejonte ata të rimarrnin disa fonde dhe të zvogëlonin masivisht faturën e pagave aktuale.

Pala me bazë në Torino pagoi 112 milion euro për Ronaldon në verën e 2018, duke i dhënë atij një pagë vjetore prej rreth 30 milion € ./ORAinfo/

Komento: