
Gareth Bale po shkon afër një largimi nga Real Madrid në janar, pretendon Cadena SER.
Sulmuesi nga Wales nuk është paraqitur për gjigantët spanjollë për muajin e fundit, pasi është mbajtur jashtë me problemet e lëndimeve , megjithëse ai është përfshirë në ekipin kombëtar për lojërat e ardhshme kundër Azerbajxhanit dhe Hungarisë,përcjell ORAinfo.

Megjithatë Bale mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për Madridin, pasi ai shpreson të largohet kur të hapet dritarja e transferimit në janar, pasi një ofertë fitimprurëse nga Kina e pret atë./ORAinfo/