Lajm “bombë”, Matic po transferohet në Seria A

15:28 | 18 Shtator 2019

Duket se Nemanja Matic nuk do luajë më te Manchester United.

Juventusi është në pole position për të siguruar shërbimet e Nemanja Matic.

Klubi bardhezi qëndron i pari në garën për të firmosur me mesfushorin serb të Manchester United. 31-vjeçari është në skandencë kontrate me Djajtë e Kuq dhe është jashtë planeve të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer i cili nuk e aktivizon.

Matic duke iu referuar atyre çfarë shkruajnë mediat angleze mund të transferohet te Juventusi verën e ardhshme me parametër zero.

Komento: