Lajm i keq për Interin, ja sa pritet të mungojë Sanchez

23:44 | 13 Tetor 2019

Ka raporte që Alexis Sanchez mund të jetë jashtë fushave për më shumë se dy muaj pasi sulmuesi i Interit pësoi një dëmtim duke luajtur për Kilin.

30-vjeçari është vetëm në huazim nga Manchester United dhe bëri katër paraqitje për ‘Nerazzurri këtë sezon’, duke shënuar një gol.

Sidoqoftë, ai pësoi lëndim gjatë një përplasje me lojtarin e Juventus dhe Kolumbisë, Juan Cuadrado, gjatë një barazimi 0-0, përcjell lajmi.net.

Një deklaratë nga Federata e Futbollit të Kilit konfirmoi se diagnoza fillestare ishte dëmtimi i mundshëm i ligamentit.

Alexis Sanchez po kthehet përsëri për në Itali, ku do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme dhe të vendosë për hapin tjetër të trajtimit, i cili madje mund të jetë operacioni.

Sipas Mundo Deportivo dhe TyC Sports, ish-lojtari i Barcelonës dhe Arsenalit mund të ishte jashtë fushave për të paktën dy muaj, duke i dhënë fund efektivisht 2019-ës së tij.

Komento: