Lajm i keq për yllin e Barcelonës, dënohet me kaq vite heqje lirie – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Lajm i keq për yllin e Barcelonës, dënohet me kaq vite heqje lirie

18:48 | 11 Shtator 2019

Një lajm shumë i keq ka ardhur për yllin e Barcelonës.

Mesfushorit të Barcelonës, Arda Turan i është dhënë një dënim me dy vjet e tetë muaj ndalim për gjuajtje me mjet zjarri për të nxitur frikë dhe panik, mbajtje pa leje të mjeteve dhe duke shkaktuar lëndime të qëllimshme.

Anësori turk, aktualisht i huazuar te Istanbul Basaksehir, u përfshi në një zënkë me një këngëtar turk të quajtur Berkay Sahin më 10 tetor 2018.

Sahin mbeti me hundë të thyer pas përplasjes dhe Arda mbërriti në spital më vonë atë natë me një mjet zjarri, me të cilën qëlloi në tokë për të shkaktuar panik.

Arda u akuzua për ngacmim ndaj gruas së Berkay Sahin, mbajtjen e mjeteve të zjarrit pa leje, lëndim me dashje dhe gjuajtje me mjete zjarri.

Basaksehir ka konfirmuar se ata kanë gjobitur 32-vjeçarin me 2.5 milion lira turke për incidentin, pasi iu dha verdikti përfundimtar nga gjykata sot.

Arda u lirua nga ngacmimi por mori dënimin me dy vjet, tetë muaj dhe 15 ditë heqje lirie për të shtënat me mjete zjarri në një mënyrë që do të krijonte frikë, ankth ose panik dhe mbajtjen e mjeteve të zjarrit pa leje.

Por ai nuk do të shpenzojë asnjë minutë, me kusht që brenda pesë viteve nuk do bëjë asnjë vepër tjetër penale.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!