Lajm i madh për Bayern Munchen, ja kur kthehet Sane

09:59 | 30 Shtator 2019

Sulmuesi i Manchester Cityt, Leroy Sane, raportohet se ka rritur përshpejtimin e tij nga një dëmtim i rëndë në gju, pasi që ai mund ta bëjë një rikthim në fazat e para të vitit 2020.

Sane ka qenë larg fushës që nga dëmtimi i ligamenteve të gjurit dhe 23-vjeçari kërkoi operacione për të zgjidhur problemin, përcjell ORAinfo.

Ylli gjerman nuk pritej të kthehej në veprim të paktën në mesin e marsit, por sipas The Sun, anësori po bën përparim të rëndësishëm në rikuperimin e tij nga operacioni.

Raporti pretendon se Sane tashmë është duke quar 20 kg në palestër, ndërsa ai pritet të fillojë punën e vrapimit dhe stabilitetit pas pushimit ndërkombëtar – duke e vendosur atë në linjë për një kthim në fazat e para të vitit të ardhshëm. Sane është kërkuar me ngulm nga Bayer Munchen./ORAinfo/

Komento: