Lajm i mirë: Shërohet edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

22:28 | 27 Mars 2020

Është shëruar edhe një person nga koronavirusi në Kosovë.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se të gjitha mostrat që janë marrë sot, kanë dalë negativë me Covid-19.

Lajmi i mirë është se edhe i infektuari nga Zhegra, është shëruar.

Ja postimi i plotë:

Lajm i mirë për Gjilanin.

Sot, nga 33 mostrat nga Gjilani, që përfshinë ekipin shëndetësor dhe qytetarët e Zhegrës e Vrapçiqit, që të gjithë kanë rezultuat negativë me Covid-19.

Lajmi tjetër i mirë mirë është se edhe A.H. nga Zhegra që para disa ditësh kishte rezultuar pozitiv, nga testi i sotëm ka dalë negativ dhe llogaritet i shëruar.

Falë angazhimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Gjilan dhe Komitetit për mbrorjte dhe shpëtim të Gjilanit, është arritur ky rezultat.

Vazhdojmë me shtrëngim të masave dhe lojalitetin në respektim të vendimeve, në luftë me të panjohurën.

Faleminderit të gjithëve për angazhimin. E lusim Zotin që 13 anëtarët Shaqiri nga Vrapçiqi sa më shpejtë të shërohen.

Komento: